Historia Jonë

N.Q.M “MIGROS”, ka filluar punën më 19.01.1990 në qytetin e Viti-së, tashmë 30 vjet përvojë pune pa ndërprerje.

Në fillim me tregëti të asortimentit të përgjithshëm si atë ushqimorë, material ndërtimor, me produkte agrobiznesi, produkte shtëpiake, textil e shumë gjëra tjera.
Nga viti 1994 “MIGROS” është përqendruar vetëm me mobilje dhe atë shumicën ose 90% nga Inporti nga vendet e Rajonit dhe nga Europa.
Pas viti 2000 veprimtaria jonë është përqendruar vetëm në Mobilje dhe ato gjitha nga Inporti, nga Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Italia, Gjermania, Turqia, Kina dhe Malejzia, produktet tona janë të klasit të – I – të kualitetit të lartë, të standardeve dhe të kërkesave të tregut Kosovarë me çmime të kënaqshme për ekonomitë tona familjare.
Nga 2007 ndërmarrja “MIGROS” ka në gjirin e vet edhe Fabrikën e Vidave-Dadove dhe Bulonave “VINEX” ku kryesisht veprimtaria e saj është në proqesin e Galvanizimit si dhe prodhimin e stabilimenteve për transmetimin e energjisë elektrike; në ndërtimin e Antenave për kompani telefonike siq janë Vala dhe Ipko e kompani tjera më të vogla të kësaj veprimtarie.

Pas sukseseve dhe qëndrueshmerisë në treg per 25 vite me radhë në qytetin e Viti-së dhe mbulueshmëris së tregut me anë të bashkpuntorëve, MIGROS fillon planin e saj 5 vjeqar te zgjerimit te showroomeve per shitje me pakicë ne disa qytete te Kosovës duke filluar me Prishtinë në një showroom prej 4500m2 ne vitin 2014 duke vazhduar më pastaj më 2017 në qytetin e Gjilanit me nje showroom prej 3500m2 dhe po në të njetin vit në qytetin e Ferizajit ne një showroom bashkohorë prej 5000m2 duke u munduar keshtu që të jetë sa më afer klientëve të saj dhe duke ndjekur trendet botërore të arredimit të shtëpive dhe banesave duke mos e ndryshuar asnjëher kualitetin dhe besimin ndaj klientëve gjithmon duke i vendosur këta te fundit në vend të parë.

Dërgesa Të Shpejta

Dërgesa Të Sigurta​

Produkte Të Garantuara

Shërbime miqësore

ShqipEnglish
X
Add to cart